Live

Vuçiq: I kemi mbushur raftet në veri të Kosovës

11:57 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se raftet në veri të Kosovës janë të mbushura me mallra serbe.

“Nëse thoni se s’ka negociata, me të vërtetë nuk ka, por ka presione të ndryshme çdo ditë. Ne kemi siguruar mallrat serbe në dyqanet në Kosovë, për këtë është dashur mund, ngase unë kam të bëj me njerëz të cilët dinë vetëm të kritikojnë”, ka thënë Vuçiq.

Duke u lavdëruar për punën e tij, njëherë si kryeministër e pastaj si president i Serbisë, ai ka thënë po angazhohet maksimalisht “për ta ruajtur qenien serbe në Kosovë”  

Aleksander Vuçiq, ka harruar se vetëm një muaj më parë “vajtonte” nëpër paraqitjet e tij publike, duke thënë se në Kosovë po ndodhë një katastrofë humanitare për shkak të taksës që Qeverisë së Kosovës ndaj mallrave të Serbisë .

Aktivistët e tij nga Lista Serbe u angazhuan të inskenonin një bojkot të blerjes së mallrave të Kosovës duke i mbyllur dyqanet, por gjithçka u dështoi pasi institucionet e Kosovës angazhuan furnitorë mobilë.

Shpërndaje në

U Kopjua