Live

Vuçiq i kërkon mbështetje Peach-it për Asociacionin, Bërnabiq flet për “një zgjidhje të pranueshme reciprokisht”

16:49 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Emisari britanik, Stuart Peach, sot qëndroi në Beograd ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren serbe Ana Bërnabiq. Temë kryesore ishin raportet Kosovë-Serbi.

Siç raporton Danas, Bërnabiq i ka thënë emisarit britanik se “dialogu, duke përmbushur atë që është rënë dakord më parë, është e vetmja mënyrë për të kapërcyer çështjet e hapura dhe për të arritur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht”, duke pretenduar se në synim kanë ruajtjen e paqes.

Ndërkaq, Peach ka thënë se vendi i tij është i vendosur për të ruajtur paqen dhe përparimin në rajon, duke theksuar se në këtë kontekst Londra mbështet procesin dhe dialogun e Berlinit nën kujdesin e BE-së.

Derisa në takimin me Vuçiq, i cili u takua me të para se të nisej për në Davos të Zvicrës.

Siç tha në faqen e tij në Instagram, Vuçiq i ka folur atij për situatën në Kosovë.

“E takova Lordin Peach me qëndrimin e Serbisë në lidhje me situatën aktuale në rajon, veçanërisht në Kosovë. Theksova numrin në rritje të incidenteve dhe lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës që kërcënojnë në thelb sigurinë dhe mbijetesën e serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë”.

Gjithashtu, Vuçiq ka folur edhe për Asociacionin, duke i thënë emisarit britanik se kjo është “çështja kyçe” për Serbinë dhe se për këtë i ka kërkuar mbështetje Mbretërisë së Bashkuar.

Shpërndaje në

U Kopjua