Live

Vuçiq i përgjigjet kërcënimit: Po përgatitemi të luftojmë kundër anonymous

22:05 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Më herët gjatë ditës, një grup ndërkombëtar i njohur si “Anonymous” ka kërcënuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me tensionet në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter ata kanë folur për ngjarjet e fundit në Kosovë me ofendime dhe kërcënime ndaj presidentit të Serbisë. E pak më parë këtij kërcënimi i është përgjigjur me ironi presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në Instagram.

“Po përgatitemi të luftojmë kundër anonymous”, ka shkruar Vuçiq, duke i bashkangjitur përshkrimit të fotografisë së tij me dy qen, edhe ’emoji’ duke qeshur.

Shpërndaje në

U Kopjua