Live

Vuçiq “i shqetësuar” për serbët në Kosovë

12:30 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se serbët nga Kosova ballafaqohen me probleme të përditshme të cilat, siç tha, “i imponohen nga ata që përpiqen të vjedhin atë që nuk është e tyre”

Sipas tij, serbët nga Kosova nuk duan ta vuajnë më siç e quajti ai “atë terror”.

Vuçiq në një postim në llogarinë e  “Ardhmja e Serbisë” shtoi se do të bëjë gjithçka që zëri i serbëve nga Kosova të dëgjohet.

“Dhe unë do të vazhdoj gjithmonë dhe në çdo vend të luftoj për popullin tonë dhe vendin tonë. Serbia do të fitojë”, tha Vuçiq në një postim në llogarinë E ardhmja e Serbisë”.

“Më së shumti shqetësohen për njerëzit tanë në Kosovë dhe problemet që u imponohen atyre thuajse çdo ditë, me dekada, nga ata që përpiqen të vjedhin atë që nuk është e tyre dhe të shuajnë vatrat serbe. Serbët në Kosovë e M. nuk do të vuajnë më atë tmerr. Të gjithë duhet ta dinë dhe të dëgjojnë. Prandaj kam thënë, qartë dhe me zë, të vërtetën për vuajtjet e tyre, për jetën e pamundur dhe lirinë e paqenë. Do të bëjë çdo gjë, që është e nevojshme, që të dëgjohet zëri i serbëve. Dhe unë do të vazhdoj të luftoj për popullin tonë dhe vendin tonë. Serbia do të fitojë”, ka shkruar Vuçiq.

Shpërndaje në

U Kopjua