PRISHTINË | 29 DHJ 2019 | Nga KosovaLive
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku mes tjerash ka folur edhe për, natyrisht, Kosovën.
Kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore serbe dhe monumentet në Kosovë, ai deklaroi se shpreson që do të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe përmes rrugëve diplomatike.
“Nuk dua të jem një zog ogurzi. Shpresoj që nuk do të arrijnë të na bindin se Kisha e Deçanit dhe trashëgimia tjetër e mbetur i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare. Ata në fakt do të thonë se ajo i takon trashëgimisë kosovare dhe për këtë kanë përkrahje”.
“Shpresoj se në mënyrë diplomatike do të arrijmë ta zgjidhim këtë dhe t’i ruajmë shenjtorët serbë”, tha Vuçiq, shkruan b92, transmeton Klan Kosova.