Live

Vuçiq pas situatës në veri: Të formohet Asociacioni, “nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim”

10:19 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë një reagim të dielën pas situatës dhe tensioneve në veri të Kosovës, kurse rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të bandave kriminale.Sipas tij, “nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim, ky është vendimi i Serbisë”. Ai tha se serbët e Kosovës “janë të detyruar të mbrojnë vatrat e tyre në barrikada”.

Për më tepër, ai kërkoi nga Kosova që të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni, të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të Serbisë dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve dhe jetës së të gjithë neve. Ne vazhdojmë luftën me të gjitha mjetet ligjore për paqe, për një jetë dhe të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Serbia do të fitojë”, tha Vuçiq në Instagram.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...