Live

Vuçiq provokon një javë para takimit në Ohër, shfaqet para hartës me Kosovën brenda Serbisë

13:26 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për ruajtje të atmosferës së mirë në prag të takimit të 18 marsit në Ohër ku edhe ka pritje për arritjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi.

Megjithatë presidenti serb, Aleksander Vuçiq nuk i ndal provokimet. Pas deklarimeve se nuk e lejon Kosovën në OKB në kundërshtim me Nenin 4 të propozimit franko-gjerman, ai sot është shfaqur në një tubim me qytetarë serbë me një hartë prapa shpinës së tij ku Kosova është paraqitur si pjesë e Serbisë.

Në këtë tubim kreu i shtetit serb ka folur për atë se si nuk do të dorëzohet dhe se si s’do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

Këto deklarime dhe veprime të presidentit serb vijnë një javë para takimit të Ohrit ku edhe do të diskutohet për Aneksin e Implementimit të propozimit franko-gjerman.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...