Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq raportohet se ka nderuar me “Urdhër të Flamurit serb”, ish-emisarin e SHBA-ve për Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Mediat serbe kanë publikuar listën e të gjithë atyre që do të nderohen nga Vuçiqi dhe mesin e tyre, është edhe ish-emisari, Grenell.
Ndërimi për Grenellin po bëhet për shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Serbisë dhe SHBA-së.
Mirëpo, kjo gjë në Serbi po shihet si veprim “fëmijëror” i Vuçiqit.
Biljana Stojkoviq, profesoreshë në Universitetin e Beogradit dhe kryetare e partisë Zajedno, thotë përDanas është mjaft e varfër dhe foshnjore për të kuptuar se çfarë përfaqësojnë dekoratat dhe cilat duhet të jenë arsyet për dhënien e njëfarë mirënjohjeje.
Aris Movsesijan, ish-kryetar i Partisë së Re, thotë për Danas se lajmi i mirë është se presidenti Aleksandar Vuçiq të paktën ndonjëherë bën punën e tij.
Edhe analistë të tjerë kanë komentuar duke thënë se Grenelli do ta ketë tashmë derën të mbyllur.