Live

Vuçiq: Serbia dëshiron kompromis në dialog, nevojitet unitet për ta shpëtuar vendin

16:56 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq theksoi se Serbia planifikon të tregojë se dëshiron dialog dhe kompromis.

“Ne kemi nevojë për paqe, një jetë normale për të gjithë qytetarët, rritje dhe zhvillim të mëtejshëm të vendit dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Plani është të punojmë edhe më shumë përballë sfidave, të përpiqemi të jemi më të mirët, të tregojmë se Serbia dëshiron dialog dhe kompromis, por edhe që të ketë parimet dhe pritshmëritë e veta”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.

Ai theksoi se nevojitet unitet në Serbi “për ta shpëtuar vendin”.

“Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të flas me të gjithë për gjithçka dhe të luftoj edhe më shumë për Serbinë. Ne do të kemi nevojë për shumë energji dhe shumë më tepër unitet, por do ta shpëtojmë vendin dhe njerëzit dhe do të shtyjmë përpara, sepse kjo është e vetmja rrugë. Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...