Live

Vuçiq takohet me të dërguarin gjerman për Ballkanin Perëndimor

15:44 / 30 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të premten me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për të diskutuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështje tjera rajonale.

Sipas një komunikate të lëshuar pas takimit, dy zyrtarët është thënë se kanë diskutuar për rëndësinë e vazhdimit të dialogut, si dhe për rëndësinë e përgatitjes për takime në kuadër të Procesit të Berlinit.

Procesi i Berlinit është inicuar më 2014 me qëllim të krijimit të lidhjeve më të fuqishme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo iniciativë udhëhiqet nga Gjermania dhe përfshinë, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...