Në një darkë formale të shtruar për ambasadorët e disa vendeve arabe dhe afrikane, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka treguar atyre për verzionin e tij të situatës në Kosovë.
Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij në Instagram, ku tha se ambasadorëve u ka folur edhe për ngjarjet në Ballkanin Perëndimor si dhe bashkëpunimin e ndërshjellë.
“Një bisedë e jashtëzakonshme me ambasadorët, të cilëve ua paraqita situatën në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu konsideruam aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral dhe ekonomik”, ka shkruar Vuçiç.
Vuçiç tha se Serbia do të vazhdojë traditën e marrëdhënieve të mira me vendet afrikane dhe aziatike.
Vendet afrikane kanë qenë posaçërisht target i Serbisë për të lobuar kundër pavarësisë së Kosovës, teksa thuhet se Serbia ka arritur të bindë disa prej këtyre vendeve për të tërhequr njohjen e Kosovës, ndonëse nuk janë dhënë ende emrat e këtyre shteteve të pretenduara.