Live

Vuçiq vishet si çeçen| Përsërit frazën se marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të ndikohen nga asnjë presion

14:59 / 15 Nëntor 2022

Nga admin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar në Beograd me këshilltarin e udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov dhe gjatë atij takimi ka marrë një dhuratë jo të zakonshme.

Në fillim të bisedës, këshilltari i Kadirovit, Turko Daudov, “përcolli përshëndetjet nga Çeçenia për Presidentin e Serbisë dhe përmes tij, për mbarë popullin serb”.

“Sot është një situatë e vështirë politike në botë… Por, përkundër të gjitha vështirësive dhe presionit të madh që ushtron Evropa, lidershipi dhe populli i Serbisë jo vetëm që nuk e kundërshtuan, por edhe e mbështetën Federatën Ruse”, citohet të ketë thënë këshilltari i Kadyrov, Turko Daudov.

“Në këtë drejtim, Ramzan Kadyrov më kërkoi që personalisht të shpreh respektin tim dhe të përcjell se marrëdhëniet shekullore vëllazërore ndërmjet Rusisë dhe Serbisë kanë treguar edhe një herë fuqinë e tyre”, ka shtuar Turko Daudov.

Shpërndaje në

U Kopjua