Live

Vuçiqi e ‘harron’ vitin 1999, ja bën qejfin popullit: Shqiptarët nuk janë më të fortë se serbët

22:51 / 30 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka folur sërish për situatën e krijuar ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Ai ka akuzuar shqiptarët, që sipas tij bëjnë “gjëra më të këqija se serbët”, transmeton lajmi.net

“Shqiptarët bëjnë gjëra edhe më të këqija se ne, duke menduar se çdo gjë mund të bëhet me dhunë. Ata bëjnë gjithçka dy herë. Nuk mund ta fitoni popullin. Dhe sonte po luajnë. Dërgojnë një ekip të Policisë për të kaluar nga pjesa jugore në veri të Mitrovicës, pastaj kthehu. Ata provokojnë”, tha ai.

“Qëllimisht provokojnë njerëzit. Kanë ngritur dy pika ROSU. Nuk e kuptojnë se nuk kanë forcë në veri. Askush nuk u frikësua nga shqiptarët”, shtoi ai.

Ai madje thotë se e vetmja gjë që serbët nuk e duan, është futja në konflikt me NATO-N.

“E vetmja gjë që njerëzit nuk duan është të fusin Serbinë në konflikt me NATO-n. Shqiptarët mund ta sjellin Shën Pjetrin, nuk janë më të fortë se serbët, as nuk mund të bëjnë asgjë në veri”, shtoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua