Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë shkruar tre liderë evropianë, ai i Francës, i Gjermanisë dhe ajo e Italisë.
Krejt kjo në prag të takimit të së hënës së 27 shkurtit në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti.
Siç ka raportuar sot transmetuesi publik i Serbisë RTS, në presidencën serbe ka arritur një letër e nënshkruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Përmbajtja e letrës nuk është bërë e ditur, por se sipas RTS-së, ajo do të bëhet publike gjatë ditës së nesërme.
Kujtojmë se më 27 shkurt, në Bruksel pritet të takohen Kurti me Vuçiqin, ku gjithashtu pritet të nënshkruhet propozimi evropian.