Live

Vuqiçi del para deputetëve serbë, pritet me ovacione dhe me një baner ‘Jo kapitullimit’

11:19 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kuvendi i Serbisë është duke mbajtur një mbledhje të veçantë ku pritet të diskutohet plani franko-gjerman i dialogut me Kosovën.

Aty i pranishëm është edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cilit do të raportojë për zhvillimet e fundit, teksa gjatë hyrjes së tij ai u mirëprit me duartrokitje prej anëtarëve të koalicionit të tij qeveritarë, të cilat zgjatën për disa minuta, shkruan b92.

Teksa partnerët e koalicionit e mirëpritën atë me duartroktije, një pjesë e opozitës serbe shfaqën një baner ku shkruhej “Jo kapitullimit” dhe “Jo ultimatumit”.

“Unë kurrë nuk iki nga përgjegjësitë. Unë erdha për të treguar se çfarë ka përpara kombit tonë, sot unë do të flasë dhe do t’i bëj publike pikat e këqija të planit franko-gjerman dhe nuk do të fsheh asgjë. Populli ynë duhet të njoftohet se më çfarë po përballemi”, tha ai.

Ai shtoi se “ne jemi duke përjetuar një lloj lufte të tretë botërore e cila po bëhet gjithnjë e më vështirë”, teksa tha se ai “është krenar për faktin se Serbia po merr vendime si një vend i pavarur, pr dallim prej disa shteteve shumë më të fuqishme”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...