Një qytetare nga Vushtrria, ka raportuar në polici se gjatë ecjes në rrugë kishte vërejtur 11 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike.
Qeset, me peshë totale prej rreth 10.1 gramësh, janë dorëzuar nga ankuesja në stacionin policor, ku janë konfiskuar nga autoritetet, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.