Komuna e Vushtrrisë nuk u prek shumë nga vërshimet e ditëve të fundit, sikur komunat e saj fqinje Skenderaj dhe Mitrovica.
Veriu.info shkruan se vërshimet, në të kaluarën, kishin prekur pothuajse gjithmonë edhe Vushtrrinë, komunë nëpër të cilën kalon lumi më i gjatë në Kosovë “Silnica”. Por, nëpër territorin e komunës kalojnë dhe lumenj më të vegjël e përroska të shumta, që në vitet e mëparshme kanë krijuar probleme të mëdha pas reshjeve.
Fatmirësisht këto ditë Vushtrria nuk u prek nga vërshimet, falë punës së madhe që ka bërë kjo komunë nën drejtimin e kryetarit Ferit Idrizi duke pastruar lumenj e përroska të shumta, shkruan portali rajonal.
Nëse bëhet një shikim i profilit të kryetarit Ferit Idrizi mund të shihet realizimi i projekteve të rëndësishme për pastrimin e lumenjve dhe përroskave, gjatë vitit të kaluar, gjë që duket se ka evituar fatkeqësinë në këtë kohë kur pati reshje të mëdha atmosferike.
Është pastruar përroska në fshatin Akrashticë, ajo te çezma e Vërnicës, dhe po ashtu janë ndërtuar ura në Pantinë dhe Samadrexhë.