Valdrin Ahmeti, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar koalicionin NISMA-AKR se ka filluar të shpërndajë pako ushqimore për përfitim votash.
Ai ka shpërndarë disa fotografi në të cilat shihen pako ushqimore në një lokacion në lagjen Ulpiana në Prishtinë ku janë parë edhe fletëvotime për të votuar koalicionin NISMA-AKR-PD me kandidatë për deputetë.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti këto fotografi i ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, ku shihen disa qytetarë duke pritur që të marrin pako me ushqim.
Lokacioni ku besohet se është duke u shpërndarë ushqimi është në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Në fotografitë të cilat i ka publikuar Ahmeti, shihen fletëvotime ku është i shënjuar numri 122 i koalicionit NISMA-AKR-PD.
Zyrtarë nga Aleanca Kosova e Re kanë mohuar të jenë të përfshirë në çfarë do organizimi për të shpërndarë ushqime për vota.