Live

VV dhe Partia Guxo aksion ndaj Përparim Ramës: 12 pano për 12 muaj qeverisje

13:55 / 07 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë dhe Partia Guxo, kanë mbajtur një aksion simbolik në ditën kur Përparim Rama i LDK-së ka mbushur një vit qeverisje në kryeqytet.

VV-ja ka vendosur 12 pano, duke thënë se tregojnë imazhin e Komunës së Prishtinës.

Ata thonë se “koalicion LDK-PDK ka dështuar në qeverisje”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Partia Guxo, sot, mbajtëm aktivitet në sheshin “Nënë Tereza”. Duke vendosur 12 pano për 12 muaj të qeverisjes së Përparim Ramës si Kryetar i Kryeqytetit, shënuam 1 vit të marrjes së detyrës nga LDK e PDK”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Po ashtu VV-ja thotë se kanë ndodhur edhe “kapje klasike të Ndërmarrjeve Publike”.

Po ashtu thuhet se kanë ndodhur edhe punësime partiake, si dhe akuzojnë se ka pasur shpërblime me kontrata për njerëz të afërt me pushtetin.

Janë përmendur edhe tarifat e parkingut nën-tokësor.

VV-ja kishte fituar në Prishtinë në vitin 2013 me kandidat, Shpend Ahmetin, të njëjtin e kishin arritur edhe në vitin 2017, por pastaj Ahmeti u nda nga VV-ja.

Shpërndaje në

U Kopjua