Besnik Tahiri në Kuvendin e Kosovës ka shtruar pyetje se ku e ka marrë guximin ata që e kanë bërë këtë video për vendosjen e fotografisë së tij.
Ai ka thënë se asnjë keqpërdorim nuk e ka bërë nga funksionet publike që ka pasur.
“Nuk mundem me kuptu ku e merr guximin ai njeri që e ka ba atë video me vendos fotografinë time në një video inkriminuese dhe më fye. Kurrë në jetë sa kam qenë në funksion publik se kam keqpërdor. Le të del Vetëvendosje veç një element që të thotë se kom keqpërdor. Gjema një njeri që e kom shti në punë, gjema një keqpërdorim. Unë kërkoj nga VV me ma largu fotografinë, ndryshe do ti përdori të gjithë mekanizmat ligjor.. Do të ballafaqoheni në gjykatë”, ka thënë Tahiri.