Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) janë shprehur të hënën të pakënaqur me vendimin e Kryesisë së Kuvendit që seanca e shpërbërjes së kësaj legjislature të mbahet më 22 gusht.
Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu e ka quajtur “shumë të vonshëm” vendimit e Kryesisë për datën e 22 gusht.
“Ky vendim shkon në dëm tonin për dy arsye: e para se Kosova ka nevojë për zgjidhje të situatave sa më të shpejta dhe e dyta se kjo datë u mundëson partive politike të futen në pazare për qeveri tjetër teknike dhe mandat të ri pa zgjedhje”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Sipas Haxhiut datat alternative si mundësia më e mirë për të gjithë do të ishin 8 ose 14 gushti.