Live

Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Pejë

12:55 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ambasadorin William Walker është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Pjesë e kësaj ceremonie është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e shumë ministra të tjerë.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Armand Krasniqi, ditë më parë në Klan Kosova tha se ky titull i jepet ambasadorit Walker për demokratizimin e shoqërisë dhe kontributit në sferën humanitare dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në veçanti me kontributin që e ka bërë për denoncimin e gjenocidit i cili ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por pothuajse anekënd botës.

Shpërndaje në

U Kopjua