Live

Weber: Nëse s’ka marrëveshje për Asociacion, plani franko-gjerman dështon

15:01 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Analisti politik nga Gjermania, Bodo Weber, është shprehur në lidhje me takimin e djeshëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Analisti gjerman madje ka bindjen që nëse nuk arrihet një marrëveshje sa i përket çështjes së Asociacionit, atëherë propozimi franko-gjerman mund të bie krejtësisht.

“Nëse krahasoni deklaratat e mbrëmshme të negociatorëve në Bruksel, është konfuze ajo që është rënë dakord apo nuk është rëndë dakord”, tha Weber.

Ai tha se mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin janë të qarta dhe jo vetëm për afatet për themelimin e saj.

“Është e qartë se keqkuptimi mes Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me Asociacionin nuk është zgjidhur, jo vetëm data e formimit. Kjo do të thotë se marrëveshja e djeshme u transferua vetëm në negociata për aneksin e zbatimit, në mënyrë që të prezantohej një lloj progresi. Nuk ka asnjë informacion që mund të përdoret për të parashikuar se Vuçiq dhe Kurti mund të bien dakord për Asociacionin në takimin e ardhshëm të planifikuar në mars”, tha Weber.

“Sinqerisht nuk e di cilat janë taktikat e negociatave të kryeministrit Albin Kurti. Por, nëse nuk ka marrëveshje për Asociacionin, nuk do të ketë marrëveshje për aneksin e zbatimit, kështu që nuk do të ketë marrëveshje, pavarësisht se çfarë u njoftua mbrëmë”, tha ai më tej.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...