Xavi ka pranuar se është i shqetësuar nga ndikimi i largimit nga Liga e Kampionëve.
Katalunasit nuk ia dolën të siguronin kalimin e grupeve në këtë garë për të dytin sezon radhazi, transmeton kosovalive.net.
Xavi u bëri thirrje lojtarëve të tij që të reagojnë, përpara udhëtimit të tyre për t’u përballuar me Valencian të shtunën mbrëma.
Barça e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 0:1, falë një golit të shënuar në minutat e fundit nga Robert Lewandowski.
Megjithatë, pavarësisht sigurimit të tri pikëve të reja, Xavi la të kuptohet se ka frikë mbi ndikimin në skuadrën e tij në muajt e ardhshëm.
“Është një fitore shumë e rëndësishme, veçanërisht që erdhi në minutën e fundit. Ne ishim pak nervozë, u ndikuam nga dalja nga Liga e Kampionëve. U përpoqëm ta harronim, por është e vështirë. Nuk luajtëm shkëlqyer, morëm vendime të këqija. E gjithë kjo është pasoj e ankthit”, tha trajneri spanjoll pas ndeshjes.
“Skuadra e meritoi këtë fitore. Lojtarët bënë një përpjekje të madhe dhe u shpërblyen në sekondat e fundit. Megjithatë, ne e merituam të shënonim më herët. Ne nuk jemi liderë dhe duam t’i bëjmë presion Realit. Tani jemi në vendin e parë, edhe pse Madridi ka një lojë më pak”, shtoi Xavi.
Barcelona ndeshjen e radhës e luan në mesjavë, kundër Viktoria Plzenit në Ligën e Kampionëve, që është edhe e fundit në grup.
Skuadra e drejtuar nga Xavi në nëntor i luan edhe dy ndeshje në La Liga para pushimit shkaku i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, kundër Almerias dhe Osasunas.