Live

Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE

21:41 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Xhaçka e ka cilësuar këtë ditë si historike në procesin e integrimit të Kosovës teksa ka shtuar do të mbështesin Kosovën në çdo hap.

“Urime Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi. Vendi i Kosovës është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka shkruar Xhaçka në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua