Zvicra do të ndeshet ndaj Portugalisë në çerekfinale të Botërorit. Futbollistët shqiptarë si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri edhe në këtë takim do të zbresin në fushë nga minuta e parë. Cristiano Ronaldo ndeshjen e nis nga stoli.
Një ndeshje tejet e rëndësishme për Zvicrën do të zhvillohet sot. Futbollistët shqiptarë do të jenë sërish protagonistë, pasi Xhaka dhe Shaqiri janë zgjedhur nga përzgjedhësi Yakin për të qenë në fushë si startues.
Ndërkaq tashmë u konfirmuan si të vërteta raportimet e medieve portugeze, pasi Cristiano Ronaldo është lënë në stol nga përzgjedhësi Santos.
Këto janë formacionet e të dy kombëtareve:
Zvicra: Sommer, Fernandes, Schar, Akanji, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Shaqiri, Sow, Vargas, Embolo.
Portugalia: Diogo Costa, Dalot, Pepe, R Dias, R. Guerreiro, William, Otavio, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Joao Felix, Goncalo Ramos.
Ndeshja në fjalë do të nisë me fillim në ora 20:00.