Live

Xhavit Haliti: Kurti po gënjen qytetarët, marrëveshja është nënshkruar

13:59 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se qysh nga fillimi ka përkrahur nismën franko-gjermane për stabilizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Haliti thotë se plani franko-gjerman hap shumë rrugë për Kosovën, por përfshihet edhe çështja e Asociacionit që sipas tij do të emërohet me një emër tjetër.

“Unë personalisht e kam mbështetur nënshkrimin e planit franko-gjerman, ky projekt i shliron nga barra e rëndë të dy popujt, shqiptarët dhe serbët, të cilët kanë kaluar një konflikt jo të shkurt. Është hapë rruga e integrimet për BE, rruga për në OKB dhe rruga për miratimin e statutit që ka të bëjë me Asociacionin ose emërtimin të cilin do ta gjejnë dhe do ta kenë parasysh”, tha Haliti.

Haliti thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi tashmë është nënshkruar, jo siç u cek se një gjë e tillë do të nënshkruhet gjatë muajit mars.

Haliti shtoi se të dy delegacionet janë dakorduar që nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të mbahet e fshehtë, teksa kritikoi Kurtin për mos-transparencë ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Me çka nuk pajtohem unë është se, nuk duhet mos me qenë të hapur dhe të sinqertë në raport me popullin, sepse sipas burimeve të mija, marrëveshja është nënshkruar dhe kjo marrëveshje do të mbahet në njëfarë mënyrë si rezervat deri në mars, ku edhe janë marrë vesh të dy delegacionet”, tha Haliti.

“Sidoqoftë këtë e quaj si marrëveshje të pranueshme dhe që ka shty popujt e dy vendeve një hap më tutje dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin, kjo marrëveshje do të bëjë që edhe vendet perëndimore të kenë një çasje tjetër në raport me Kosovën”, tha Haliti për GazetaBlic.

Shpërndaje në

U Kopjua