Live

Xhemajl Hasani me kritika ndaj pushtetit në Podujevë: Drejtoresha e re e Inspektoratit apo e luan rolin e saj apo të kukullës

13:23 / 09 Janar 2023

Nga Kosova Live

Këshilltari i ish zv. kryeministrit Fatmir Limaj, Xhemajl Hasani ka reaguar pushtetin në Podujevë, duke ndarë një video në rrugën “Llapi”, ku shihen mbeturina të shumta, shkruan Kosovalive.net.

“Me ardhjen e pushtetit te ri ne Podujeve ku ne krye te komunes kemi nje doktor shkence qe vjen nga fusha e gjeografise kam qene i bindur qe hapin e pare qe do te ben do t’i eliminon keto deponi te egra dhe do t’i miremban lumenjet ne menyre shume te pastert”, ka shkruar Xhemajl Hasani.

Tutje, Hasani thotë se Nisma eshte e vetmja parti edhe pse jo në kuvend per mrekulli po e luan rolin e opozitës./Kosovalive.net/

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

PAMJE T’MERRUESE!!

Ne si NISMA ne Podujeve gjithmone kemi qene kritike ndaj seciles dukuri negative ne Komunen tone.

Me ardhjen e pushtetit te ri ne Podujeve ku ne krye te komunes kemi nje doktor shkence qe vjen nga fusha e gjeografise kam qene i bindur qe hapin e pare qe do te ben do t’i eliminon keto deponi te egra dhe do t’i miremban lumenjet ne menyre shume te pastert.

Keto pamje jane ne rrugen “LLAPI” ne lumin Llap jane te papranueshme dhe si te tilla e shemtojne ambientin per rreth lumit, me kesi lloj pamjesh nuk mund te jemi model per te mire.

Une kryetarin e kam mik te mire dhe jam i bindur qe ai nuk eshte ne dijoni per kete masaker natyrore, por i bej thirrje qe t’i nxjerr jashte nga zyra drejtoret perkates e te mirren me kete problematike.

Drejtoresha e re e Inspektoratit apo e luan rolin e saj apo te kukulles.

Turp, Turp, Turp

Hiq me mire nuk eshte gjendje as ne Lumin Bervenika i cili rrjedh nga Batllava e qe takohene ne Lluzhan me lumin Llap, aty mungon edhe kanalizimi fekal qe nga viti 2017 as nje meter ska leviz mu ndertu kanalizimi.

Ne fund dua ta bej nje pyetje te pergjithshme :

A ka opozite ne kuvendin komunal apo te gjithe po mundohen me lepi ndonje kaqik afer pushtetit.

Nisma eshte e vetmja parti edhe pse jo ne kuvend per mrekulli po e luan rolin e opozites.

Shpërndaje në

U Kopjua