Live

Xhevdet Pozharit i shpërblehet mundi, bëhet këshilltar i Vitisë

17:38 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Xhevdet Pozhari, analist në ATV, që është i njohur për afërsinë me Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë ka një post të ri. Nga universi i analizës, z. Pozhari ka shkuar në universin e këshilldhënies. Analisti Pozhari tani është emëruar këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në një përgjigje për Nacionale, z. Pozhari e konfirmoi se është bërë pjesë e kabinetit të Vitisë, por duke specifikuar se është vetëm këshilltar i jashtëm.

Tutje, ai e konfirmoi se është rekrutuar si ekspert i jashtëm, duke e sqaruar se nuk paguhet nga buxhet i Kosovës.

Pozhari veçse ka nisur të dalë në terren bashkë me ministrin Vitia. Me të parin e shëndetësisë, z. Pozhari u pa në Ferizaj, në një takim me kryetarin e këtij qytetit, Agim Aliu. Nuk dihet nëse z. Pozhari do të vazhdojë të jetë edhe analist në ATV, ku shquhej për debat të ashpër, gjë e cila e ka bërë të njohur atë.

Shpërndaje në

U Kopjua