Abaz Xhigoli, drejtor në Qendrën për Punë Sociale në Fushë Kosovë, ka thënë se ata merren me viktimat e dhunës pasi policia t’i identifikojë si të tilla.
“Jemi të obliguar që të interferojmë dhe të jemi prezentë me rastin e dhënies së deklaratës në mënyrë që t’i shohim nevojat dhe t’i renditim aktivitetet”, ka thënë Xhigoli në emisionin Familja Ime.
“Viktimat kanë nevoja të ndryshme pasi t’i nënshtrohen dhunës psiqike dhe fizike”.
Ai ka theksuar se pjesës dërmuese të viktimave u ofrohet siguria.