Live

Xhuli ia puthë këmbët Vedatit në Big Brother VIP Kosova

20:18 / 13 Mars 2023

Nga Kosova Live

Tashmë shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka gjithsej pesë finalistë zyrtarë.

Modelja nga Drenica, Xhylije (Xhuli) Nura dhe aktori i humorit Vedat Bajrami, janë dy prej konkurrentëve më të fortë dhe pretendentë për çmimin e madh.

Dyshja duket se edhe pse kanë pasur debate të vazhdueshme, në javën e fundit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin duke rregulluar raportet.

Madje në një video, e cila është duke qarkulluar gjithandej në TikTok, Xhuli shfaqet në një moment në banjë teksa ia puthë këmbët Vedatit në shenjë respekti.

Foto: TikTok

Më pas ajo ulet në prehër dhe të dy së bashku bëjnë shenjën me dy gishta në formë të fitores, duke treguar se tashmë i kanë rregulluar raportet mes tyre.

@bigedits.ksv#fyp#fypシ#fy#foryou#foryoupage#viral#explore#goviral#tiktok♬ original sound – 𝑩𝑰𝑮 𝑩𝑹𝑶𝑻𝑯𝑬𝑹

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova do të mbahet të premten, ku fituesi i edicionit të parë të këtij kompeticioni do t’i marrë 100 mijë euro. 

Shpërndaje në

U Kopjua