Live

Yll Limani publikon këngën “S’ki me m’pa”

15:28 / 19 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Yll Limani ka publikuar këngën në llogarinë e tij zyrtare në Youtube.

Gjatë gjithë javës së kaluar, kënga e radhës që këngëtari Yll Limani ka planifikuar ta publikojë, ka dalë në internet me një titull tjetër.

Kështu, Ylli është detyruar që këngën ta publikojë në profilin e tij zyrtar në Youtube, me një video me tekst.

Ylli i qëndron besnik stilit të tij edhe në këtë këngë, për të cilin pëlqehet dhe dëgjohet nga shumë fansa, ndërsa është pritur shumë mirë prej kur u postua edhe në mënyrë ilegale./GE

Shpërndaje në

U Kopjua