Live

Ylli Limani publikon projektin e ri “Malet”

11:46 / 28 Tetor 2022

Nga Denis Fana

Këngëtari shumë i dashur nga publiku, Ylli Limani ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Malet”.

Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Lira, gjithashtu edhe tekstin, në bashkëpunim me vetë Yllin. Ndërsa, producenti është Fatjon Miftari.

Një himn i një dashurie të shkuar, të cilin Limani e ka sjellë me plot ritëm. Ashtu si të gjitha projektet e tij, edhe ky është pritur me shumë entuziazëm.

Ylli Limani

Madje, komentet deri më tani kanë qenë shumë pozitive, duke paralajmëruar se mund të jetë një hit i vërtetë.

Shpërndaje në

U Kopjua