Live

Ymeri: Në planin franko-gjerman mungon njohja, Kurti duhet të ketë përgjegjësi për këtë

23:31 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Analisti Visar Ymeri thotë se plani franko-gjerman të cilën kryeministri Kurti e pranoi, nuk parasheh njohje të Kosovës nga Serbia.

Ymeri tha në Debat Plus se për këtë përgjegjës është kryeministri Albin Kurti dhe i njëjti duhet të jap sqarime për këtë.

“Plani franko-gjerman nuk përkthehet me njohje në qendër që ne kemi lobuar si shtet, duke pasur përkrahjen e SHBA-ve… Kurti duhet të ketë përgjegjësi për këtë (për planin franko-gjerman), njohja në këtë plan mungon dhe Kurti duhet të na tregojë se pse”, ka thënë Ymeri.

Sipas ish-bashkëpartiakut të Kurtit, kryeministri duhet të dalë të tregojë se pse ka dështuar në arritjen e qëllimeve të tij për njohjen në qendër.

“Më shumë sesa zoti Kurti të dalë të tentojë të thotë që kam synuar të arrijë, ne e dijmë që këtë nuk ka synuar gjithë ta arrijë, së paku çka ka folur, është të na tregojë pse ka dështuar në arritjen e qëllimeve të tij për njohjen në qendër, ndoshta kanë qenë shkaqe objektive dhe të jashtme”, ka shtuar Ymeri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...