Live

Ymeri për veriun: Situata e krijuar atje dëshmon edhe njëherë që Kosova nuk e ka nën kontroll atë pjesë

08:46 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Barrikadat e vendosura në veri nuk janë hequr pavarësisht thirrjeve nga ndërkombëtarët.

Madje, ditëve të fundit janë vendosur dhe barrikada të reja.

Mirëpo, mundësinë për largimin e shpejtë të tyre nuk e përjashtoi ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Sipas tij, zhvillimet e fundit në veri, po dëshmojnë edhe njëherë që Kosova nuk e ka nën kontroll pjesën veriore.

“Një gjë jashtëzakonisht e dëmshme ka ndodhur në Republikën e Kosovës me tërheqjen e plotë të të gjithë të punësuarve serb në institucionet e Kosovës. Situata e krijuar në veri po dëshmon edhe njëherë që Republika e Kosovës dhe Institucionet Qendrore nuk e kontrollojnë pjesën veriore. Jemi në një pritje që barrikadat të largohen nga veriu, por nuk e përjashtoj që mund të ndodhë shpejt largimi i tyre”, deklaroi Ymeri në Tëvë1.

Ymeri vlerësoi se në këto kohë kur Kosova gjendet para disa problemeve madhore, kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk ka investuar fare në zgjedhjen e tyre.

Ndërsa, i pyetur se cila mund të jetë arsyeja për tensionimin e situatës në veri, Ymeri tha Serbia do e kishte më të vështirë të organizonte gjëra të tilla në qoftë se Qeveria e Kosovës nuk do bënte ndonjë veprim.

“Nëse e shohim çfarë po ndodh në veri, kemi arritur si në kohën para marrëveshjes së vitit 2013. Mirëpo, po të kishte ndodhur kjo pa ndonjë veprim nga Qeverisa e Kosovës, do të ishte më e vështirë të organizohej një gjë e tillë, sepse assesi një tërheqje e tillë e Serbisë nuk do mund të arsyetohej. Ndërkohë, sot Qeveria e Serbisë ka elemente që po i përdorë për t’i arsyetuar tërheqjet”, tha tutje Ymeri.

Prandaj sipas tij, gjendja aktuale në veri i konvenon më shumë Serbia sesa Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...