Live

Zana Avdiu i drejtohet Kurtit: Ku është dinjiteti?

17:58 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Analistja Zana Avdiu, ka reaguar ndaj kërkesës së Kurtit nga KFOR-i, në mënyrë që të garantojë lirinë e lëvizjes, në konferencën që mbajti sot.

Ajo përmes një njoftimi në Facebook, e ka pyetur Kurtin se ku është dinjiteti, ndërkohë që ka uruar që policia të jenë të sigurt.

Avdiu tutje ka shpresuar që të mos i vuajnë pasojat e avanturave të VV-së.

“I bëjmë thirrje KFOR-it ta garantojë lirinë e levizjës, paska thënë Kurti. Pse, a spo mujshi vet a? Ku është dinjiteti? Uroj që policia të jenë të sigurt, e të kthehën të shëndosh e mirë. Uroj, që mos ti vuajnë pasojat e avanturave të VV-së”, ka shkruar Avdiu.

Shpërndaje në

U Kopjua