Live

Zana Avdiu kërcënohet publikisht me heqje koke

18:43 / 06 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Analistja Zana Avdiu është kërcënuar publikisht me heqje koke nga një qytetar prej Buajnoci, Rexhep Xhemaili.

Xhemaili përmes një video ka thënë shprehimisht:

“Me e pasë afër, me krye ja prej, me krejt…” thotë ndër të tjerash dhe vazhdon: “…herdokurrë kam me e taku ato…”

Në fund, ai e përsërit:

“… une si ta takoj ato, kom me e hjeke. Edhe le t’me denoncoj ne polici, shtet, kudo. Une jam Rexhep Xhemaili nga Bujanovci” .

Videon në fjalë e ka shpërndarë avokati Arianit Koci në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua