Live

Zana Avdiu: Merreni me mend, Vuçiq del me njoftu se kur do të largohen barrikadat

09:46 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Analistja, Zana Avdiu ka shkruar për situatën që ka ndodhur në veri të vendit dhe tensionet që janë krijuar atje pas vendosjes së barrikadave.

Ajo përmes një statusi në Facebook, është shprehur e çuditur se si Vuçiqi njofton se kur do të hiqen barrikadat që janë të vendosura tash e sa ditë në veri të Kosovës.

Merreni me mend, Vucici del me na njoftu se kur kane me u largu barrikadat. Miremengjesi popull. Miremengjesi dinjitet!”, kap shkruar Avdiu.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmjen e së mërkurës ka thënë se është çështje orësh largimi i barrikadave, duke thënë se nëse nuk ndodhë kjo, “do të ketë veprim të menjëhershëm”.

Osmani në “Rubikon” ka deklaruar se barrikadat do të largohen, “pas koordinimit me aleatët e vendit”.

Por mund të them se pikërisht për shkak të kooridnimeve me aleatët tanë, është çështje orësh heqja e barrikadave, dhe nëse nuk largohen ato, do të ketë veprim të mënjehrshëm të dakorduar, të institucioneve tona.” – tha ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua