PRISHTINË | 11 JAN 2020 | Nga KosovaLive
Zayn e Gigi u ndanë për herë të fundit në nëntor të vitit 2018.
Mirëpo çifti duket se janë të lumtur që janë përsëri bashkë, shkruan DailyMail.
Çifti i ribashkuar u panë të shtunën në mbrëmje në New York, ndërsa ata dolën për të festuar ditëlindjen e Zayn me motrën e Gigit, Bella Hadid, nënën e tyre Yolanda Hadid, si dhe me ta ishte shqiptarja Dua Lipa.
Gigi dhe Zayn konfirmuan romancën e tyre për herë të parë në nëntor të vitit 2015 kur u panë duke mbajtur duart me njëri-tjetrin.
Ylli i muzikës pop kohët e fundit kishte përfunduar një lidhje me Perrie Edvard, teksa Gigi ishte ndarë nga Joe Jonas.
Pavarësisht se nuk ishin bashkë, të dy mbetën miq gjatë gjithë vitit të kaluar./KK