Më 27 shkurt në Podgoricë do të mbahet mbledhja e qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Bëhet e ditur se mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Akadmisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve.
Pritet që gjatë mbledhjes të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore të cilat do të sjellin përparësi në bashkëpunimin dypalësh, shkruan GazetaTema, përcjell Klankosova.tv.
Menjëherë pas përfundimit të nënshkrimit të dokumenteve, do të mbahet konferenca për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet mes qeverive të dy vendeve ndërsa në takimin e dy kryeministrave në Ohër vitin e kaluar, u diskutua për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi Bunë, që edhe më datë 27 do të jetë prioritet për të arritur një dakordësi edhe në rrafshin financiar.
Të dyja palët do të paraqesin projekte konkrete për ta kthyer lumin Buna në një atraksion turistik dhe hapësirë lundruese për jahtet dhe anijet.