Live

Zbulohen detaje nga takimi i aktorit Tolgahan Sayisman me ministrin Gashi

13:13 / 25 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi priti në takim aktorin Tolgahan Sayisman.

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij, Almeda Abazi sot kanë arritur në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Tolga dhe ekipi i tij nga Turqia janë pritur në takim nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi.

Në këtë takim, ata kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit rreth projekteve kulturore, me theks të veçantë në fushën e kinematografisë.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Gashi tha se pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë, është koha që të jetësohen këto projekte.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I GASHIT, PA NDËRHYRJE:

“Sot prita në takim aktorin me famë botërore Tolgahan Sayisman, me të cilin bisedova për mundësinë e realizimit të disa projekteve kulturore, me theks të veçantë në fushën e kinematografisë.

Siç dihet, para pak kohësh kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës me Republikën e Turqisë dhe tani është mundësia që ta jetësojmë me projekte konkrete duke përfshirë edhe aktorin Tolgahan. Përvoja dhe emri i njohur, por edhe dashuria e tij për vendin tonë është mundësi e re për ne. KG”.

Për ndryshe, Tolgahan dhe Almeda do ta vizitojnë edhe qytetin e Prizrenit

Shpërndaje në

U Kopjua