Live

Zbulohen votat e Amir Rrahmanit dhe Alain Gireses për çmimet e FIFA 2022

08:21 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

FIFA në Paris zgjedhi futbollistin më të mirë në Botë, e ku më i miri u zgjodh Lionel Messi në kategorinë e meshkujve, derisa ai konkurrent për këtë çmim e pati sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema dhe sulmuesin e Francës dhe bashkëlojtarit të tij, Kylian Mbappe të Paris Saint – Germain.

Zgjedhja e më të mirit të FIFA-së bëhet me anë të votimit nga kapitenet e Kombëtareve, anëtare të FIFA-së dhe trajnerët që po ashtu japin votat e tyre.

E në këtë rast kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka votuar për lojtarin më të mirë: Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.
Portieri më i mirë, sipas Rrahmanit, ka qenë Ederson kurse vota në këtë renditje kanë marrë edhe Thibaut Courtois dhe Alisson Becker.

Në anën tjetër përtrajnerin më të mirë Rrahmani ka votuar për Carlo Ancelotti, Pep Guardiola dhe Didier Deschamps.

Në anën tjetër zgjedhjet e Alain Girese kanë qenë për lojtarin më të mirë: Lionel Messi, Karim Benzema dhe Kylian Mbappe, ndërkaq për portierin më të mirë: Thibaut Courtois, Emiliano Martinez dhe Alisson Becker.

Për Giresetrajneri më i mirë ishte Didier Deschamps që pasohet nga Carlo Ancelotti dhe Walid Regragui

Shpërndaje në

U Kopjua