Mjekët kanë treguar se kur duhet të bëni seks nëse doni të mbeteni shtatzënë.
Ata rekomandojnë që të bëni seks të paktën çdo të dytën ditë gjatë 5-6 ditëve të periudhës suaj pjellore, do të thotë të paktën 3 herë gjatë asaj jave.
Çiftet që janë përpjekur për një kohë mund t’ju thonë se seksi çdo ditë mund të jetë rraskapitës dhe në fakt mund të vrasë romancën, shkruan WomensHealth, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu mund të shkaktojë edhe siklet, prandaj nëse nuk jeni në humor, mos u përpiqni të bëni seks me qëllimin për të mbetur shtatzënë.
Doktoresha Raelia Lew ka zhvilluar një sërë lubrifikantësh për të lehtësuar shqetësimin dhe për të ndihmuar në mbajtjen e seksit të këndshëm gjatë përpjekjes për të mbetur shtatzënë.
Ndryshe, ajo është shprehur se probabiliteti juaj për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale përmes marrëdhënieve seksuale në kohë arrin kulmin në 2 ditët para ovulacionit dhe në ditën e vetë ovulacionit
Të bësh seks të rregullt gjatë këtyre ditëve do t’ju japë shanset më të larta për të mbetur shtatzënë.