Live

Zbulohet “planeti i ndaluar” 280 vite dritë larg Tokës

23:18 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Astronomët kanë zbuluar një planet jashtëzakonisht të madh që rrotullohet rreth një ylli xhuxh, 280 vite dritë larg nga Toka, që është katër herë më i madh se gjigandi i gazit të sistemit diellor.

Ky konfigurim “i ndaluar” i një planeti masiv që rrotullohet rreth një ylli relativisht të vogël mund të sfidojë teoritë se si formohen planetët gjigantë me gaz.

Shkencëtarët thanë se planeti ka madhësinë e Jupiterit, planetit më të madh në sistemin diellor. Në studimin e fundit të publikuar The Astronomical Journal studiuesit e quajtën “TOI 5205b”, duke e përshkruar atë si një planet të ndaluar për shkak të madhësisë së tij.

Sipas tyre ekzoplaneti rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq të quajtur TOI-5205, i cili është rreth 40% e madhësisë dhe masës së diellit tonë, dhe rreth 3,127 gradë Celsius në temperaturë, krahasuar me mesataren flakëruese të diellit prej 5,527 C.

Shpërndaje në

U Kopjua