Live

Zbulohet ‘shtëpi bari’ dhe arsenal armësh në Shijak

10:40 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Autoritetet policore në Durrës kanë organizuar e finalizuar operacionin e koduar “Krahët e krimit”, falë së cilit u zbulua një ‘shtëpi bari’ dhe u sekuestrua një arsenal armësh.

Rreth 440 rrënjë kanabis u zbuluan në një shtëpi 4 katëshe në fshatin Sallmonë të Shijakut, në pronësi të 2 vëllezërve. Në të njëjtën shtëpi, autoritetet zbuluan edhe një arsenal armësh, të fshehura në një ambient me mure të dyfishtë. Mes armëve u gjetën 10 kallashnikovë, granata, municione etj.

Autoritetet poashtu arrestuan një prej vëllezërve, ndërsa tjetri u shpall në kërkim.

Policia thotë se “dyshohet se armët mund të jenë fshehur nga grupet kriminale dhe bimët narkotike mund të jenë financuar nga këto grupe”.

Shpërndaje në

U Kopjua