Live

Zebra arratiset nga kopshti zoologjik, liria i zgjati shumë pak

19:44 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një zebër është kthyer në shtëpinë e saj në një kopsht zoologjik në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, pasi kaloi tre orë në liri.

Zebra mashkull, i quajtur Sero, që do të thotë vertikale në koreanisht, u arratis nga kopshti zoologjik i fëmijëve të Seulit, Grand Park, të enjten pasdite.

Policia, zyrtarët e zjarrfikësve dhe stafi i kopshtit zoologjik ishin të gjithë të përfshirë në përpjekjen për ta kapur atë në mënyrë të sigurt.

Videot e postuara në internet treguan kafshën duke ecur përmes trafikut në një rrugë të ngarkuar.

Sero u pa gjithashtu duke u endur nëpër një rrugë dhe duke futur hundën në kazanët e plehrave në një zonë banimi afër vendit ku ai u arratis në lindje të qytetit.

Zebra e re, e cila lindi në kopshtin zoologjik në vitin 2021, ishte në gjendje të shpëtonte pasi theu drurin e kafazit tij, sipas stacionit të zjarrfikësve të Seul Gwangjin.

Sero përfundimisht u kap nga zyrtarët duke përdorur një kafaz sigurie pasi ai hyri në një rrugicë të ngushtë.

Ai u kthye në kopshtin zoologjik në pjesën e pasme të një kamioni, para se te hynte në kafazin e tij autoritetet thanë se ishte më i qetë.

Një zyrtar në Kopshtin Zoologjik të Fëmijëve Grand Park tha për Associated Press se zebra është kontrollouar nga veterinerët dhe është në një gjendje të qëndrueshme.

Sipas faqes së internetit, kopshti zoologjik strehon më shumë se 400 kafshë nga 38 lloje, duke përfshirë qen koreanë, majmunë dhe gomarë.

Shpërndaje në

U Kopjua