Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i ka quajtur hajna aktivistët e LDK-së. Ky reagim ka ardhur pas një aksioni të Forumit Rinor të LDK-së, që ndërlidhet me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky është postimi i Manxhukës:
“Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna.
Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të “Zajednicës”.
Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të “Zajednicës””.