Live

Zeka: Kjo Qeveri po e shkatërron Kosovën, qe pse!

22:50 / 27 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte i ftuari i radhës, Milaim Zeka në intervistën e dhënë për gazetarin Ridvan Berisha, në kuadër të emisionit politik DEBAT, theksoi se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti e kanë humbur veriun, dhe situatën nën kontroll mund ta kthejnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Analisti Zeka ka analizuar edhe qasjen e kryeministrit rreh politikave të brendshme në vend, duke theksuar se ka bllokuar ekonominë dhe e ka futur Kosovën në një anarki totale dhe se asnjëherë më parë bizneset në Kosovë nuk kanë qenë më të sulmuara dhe më të dobëta.

“Zoti Kurti po e çon Kosovën në drejtim të dorëzimit të veriut të Kosovës, Serbisë. E ka futur Kosovën në një anarki totale, në një varfëri totale, kurrë Kosova nuk ka qenë më e varfër dhe bizneset e Kosovës kurrë nuk kanë qenë më të dobëta dhe më të sulmuara e më të “rjepuna” se sa që janë tani, të “rrjepuna” nga Qeveria Kurti dhe nga ATK-ja, doganat, të cilat kanë urdhër që sa më shumë të i “rrjepin” bizneset në mënyrë që me u fry “kaca” e shtetit e cila është e bllokuar. Ky njeri ka bllokuar 700 milionë në Bankën Qendrore në kohën kur spitalet publike të Kosovës, nuk ki fasha, nuk ki gjiplëra, nuk ki çarçafë, shko në spital e sheh së pari higjiena qysh është, edhe dhomat e operacioneve edhe shtretërit janë tmerr” përfundoi Zeka.

Intervista e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua