Live

Zeka: Kosova pa ministri të Jashtme, ministri më negativ është Hekuran Murati

23:05 / 27 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte i ftuari i radhës, Milaim Zeka në intervistën e dhënë për gazetarin Ridvan Berisha, në kuadër të emisionit politik DEBAT, theksoi se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti e kanë humbur veriun, dhe situatën nën kontroll mund ta kthejnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tutje ai ka vlerësuar edhe ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ministren Gërvalla, duke vazhduar dhe sipas tij ankesat që një nga ministrat e kabinetit Kurti ka pasur kunddrejtë “urdhërave” të tij.

“Ne ministri të Punëve të Jashtme nuk kemi, absolut, ministrja prej që ka ardhë e deri sot që po folim vetëm skandale ka bërë, skandale, fyerje, spastrime e asgjë tjetër. Por dua të them diçka, kam informacion që në një mbledhje të Qeverisë, njëri prej ministrave i LVV, ia ka përplasë në fytytë Albin Kurtit edhe i ka thënë që, ne nuk po mund të veprojmë e as të marrim vendime përderisa ju na keni urdhëruar që çdo shkresë e çdo vendim i çdo ministri, së pari duhet të shkojë në kabinetin e kryeministrit” tha ai.

Tutje ai u pyet për vlerësimin e ministrave në kabinetin e kryeministrit Kurti, dhe Zeka spikati ministrin Murati si një nga ministrat që është i stërmbushur me negativitet dhe poshtërsi.

“Hekuran Murati është veç njeri i barsoletave, i fyerjeve dhe poshtrimeve, ai është ministri më negativ, po ta shikosh edhe si antropologji, ta studiosh në aspektin antropologjik, ai njeri është i stërmbushur me energji negative dhe rrezaton vetëm poshtërsi e negativitet” përfundoi Zeka.

Intervista e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua