Live

Zeka: Mbrapa aferës së përgjimit të zëvendësministrit të Kurtit qëndron një deputet i njohur i Kuvendit të Kosovës

14:10 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një audio-përgjim është publikuar javën e kaluar dhe ku pretendohet se dëgjohet zëri i Zv. Ministrit Almir Veliji duke kërkuar ryshfet.

Veliji, dëgjohet duke biseduar me një person tjetër rreth grantit. Ndërkaq organet e rendit tashmë kanë nisur hetimet, shkruan kosovalive.net

Në lidhje me këto përgjime ka folur analisti i njohur kosovar, Milaim Zeka.

Zeka me anë të një postimi ka thënë se mbrapa këtij skandali qëndron një deputet shumë i njohur kosovar por që nuk ia ka cekur emrin.

“Mbane mire mend: Prapa kesaje aferes korruptive te nje zevendesministri te Kurtit, i cili mori para nga mergimtari Binak Sylaj, fshihet nje deputete teper e njohur e Kuvendit te Republikes. Boshti i krejte kesaj afere, dhe jo vetem, eshte kjo deputete. Per fat te keq te ketije vendi, kjo deputete nuk eshte e vetme! Kan me dale ne drite shume gjera, nese hetuesit policor nuk i devijojne hetimet…!!!”, u shprehë Zeka në postimin e tij.

Më 1 prill të vitit të kaluar, Veliji ishte emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Lajmin e kishte dhënë vet Veliji duke shkruar në Facebook dhe duke falënderuar Kurtin për besimin e dhënë.

Ai ishte është zotuar që punën do ta kryej me përgjegjësi, vullnet, përkushtim dhe guxim me theks të veçantë për komunitetin boshnjak.

“Për t’i përmbushur objektivat tona si komunitet, e që janë̈ edhe pritjet tuaja, do ta shfrytëzoj përvojën time institucionale në mënyrë̈ që ta arrijmë më të mirën për vendin tonë dhe për komunitetin”, kishte thënë ai./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...